Pas vendimeve që miratoi dje Këshilli i Ministrave në lidhje me studentët, ka reaguar presidenti Ilir Meta. Nga qyteti i Korçës, Meta tha se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji për këtë çështje, ndërsa shtoi se është e dobishme që të jepet një zgjidhje e besueshme.

“Besoj se është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji, patjetër e dobishme për të dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjate probleme të Arsimit të Lartë dhe të studenteve ne mënyrë të veçantë do të mbështes çdo reflektim të sinqertë, të thelluar dhe konstruktiv në këtë drejtim.
Problemi zgjidhet vetëm ne kete menyre, permes nje dialogu te sinqerte, jo provokues, jo ndarës, jo intimitus dhe permes nje bashkëpunimi te besueshëm dhe konstruktiv”, tha Meta.

Ndërkohë, në lidhje me protestën e emigrantëve që jetojnë jashtë vendit njoftuar për t’u mbajtur në datë 28 dhjetor dhe refuzimit të lejes nga policia për të protestuar, ;residenti Meta u përgjigj se: “Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj që një gjë e tillë të ketë ndodhur por edhe nëse ka ndodhur janë të ftuar të gjithë emigrantet të protestojnë brenda oborrit të Presidencës”.

Prononcimi i plote per mediat i Presidentit:

Pyetje: Zoti President, vendimet e fundit të Këshillit të Ministrave a mendoni se i kanë zgjidhur problemet e arsimit të lartë? Aq më tepër, protestat e studentëve?

Presidenti Meta: Besoj së është shpërdoruar mjaft kohë dhe energji tepër e dobishme për t’i dhënë një zgjidhje të besueshme dhe afatgjatë problemeve të arsimit të lartë dhe të studentëve, në mënyrë të veçantë. Unë do të mbështesja çdo reflektim të sinqertë, të thelluar, të qëndrueshëm e konstruktiv në këtë drejtim.

Pyetje: Që do të thotë se është zgjidhur problemi, pra?

Presidenti Meta: Që do të thotë se problemi zgjidhet vetëm në këtë mënyrë. Pra, përmes një dialogu të sinqertë, jo provokues, jo ndarës, jo intimidues, dhe përmes një bashkëpunimi të besueshëm dhe konstruktiv.

Pyetje: Zoti President, shqiptarët që jetojnë në diasporë dhe në vende të ndryshme të botës, kanë caktuar datën 28 për mbajtjen e një proteste. Ju, si garant i Kushtetutës, jeni informuar që Policia e Tiranës e ka refuzuar të drejtën për një protestë, ndërkohë që kjo është një e drejtë e përcaktuar dhe e garantuar nga Kushtetuta?

Presidenti Meta: Shqiptarët kanë protestuar edhe në diktaturë, pavarësisht nga kostot e tmerrshme që kanë paguar. Nuk besoj se një gjë e tillë të ketë ndodhur, por ja e zëmë, se një e tillë mund të ketë ndodhur, janë të ftuar të gjithë emigrantët të protestojnë në oborrin e Presidencës.

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: