Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin një ditë para se të mbërrijë për një vizitë në Serbi ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës po luajnë një rol destabilizues në Ballkanin Perëndimor.

Këtë deklaratë ai e bëri në një intervistë të dhënë për gazetën serbe “Novosti”.

“Përsa i përket situatës në Ballkan, politika e Shteteve të Bashkuara dhe disa vendeve të tjera perëndimore që synojnë të pohojnë rolin e tyre mbizotërues mbetet një faktor serioz destabilizues”, tha Putin.

Ai mes tjerash theksoi se politika për zgjerimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut është një strategji e gabuar ushtarake dhe politike, ndërsa në tërësinë e saj e paraqet atë si “destruktive”.

“Ne gjithashtu kemi thënë në mënyrë të përsëritur se kemi parë politikën e zgjerimit të NATO-s si një mbetje të Luftës së Ftohtë dhe një strategji të gabuar dhe destruktive ushtarake dhe politike”, shtoi ai.

Mbi 70.000 persona pritet t’i urojnë mirëseardhjen Putinit në kryeqytetin e Serbisë, teksa shefi i Kremlinit do të ndalojë edhe në katedralen e Shën Savës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb