Vladimir Putin nuk iu përgjigj direkt pyetjes nëse Koreja e Veriut ka dërguar ushtarë në Rusi, duke këmbëngulur se i takonte Moskës se si ta zbatonte marrëveshjen e mbrojtjes reciproke me Phenianin.
Duke folur në mbylljen e samitit të BRICS-it në Kazan, ai akuzoi Perëndimin për përshkallëzimin e luftës në Ukrainë dhe shtoi se ata po “jetojnë në një iluzion” nëse mendojnë se mund t’i shkaktojnë disfatë strategjike Rusisë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se kanë parë prova që Koreja e Veriut kishte dërguar 3 mijë trupa në Rusi për vendosje të mundshme në Ukrainë, lëvizje që mund ta vështirësojë pozitën e ukrainasve që po përballem me mungesë ushtarësh.
I pyetur nga një gazetar në lidhje me imazhet satelitore që tregojnë lëvizjet e trupave të Koresë së Veriut, Putini u shpreh: “Imazhet janë gjë serioze. Nëse ka imazhe, atëherë ato pasqyrojnë diçka”.