RUSI – Vladimir Putin ka rrëfyer diçka të pa ditur më parë lidhur me familjen e tij. Lideri rus ka zbuluar se gjyshi i tij ka punuar si kuzhinier për Vladimir Lenin dhe Joseph Stalin, shkruan BBC.

Këtë presidenti rus e ka zbuluar për gazetarin Andrey Kondrashov në një film të titulluar “Putin”, postuar në internet ditën e dielë

Në dokumentarin 2 orë të gjatë, presidenti shprehet se Spiridon Putin, gjyshi nga ana e babait, ishte madje një anëtar shumë i vlerësuar i stafit të Stalinit, i cili vijoi të gatuante për regjimin sovjetik thuajse deri në fund të jetës së tij.

Gjatë dokumentarit, Putin gjithashtu rrëfeu për gazetarin Kondrashov, se në 2014 kishte urdhëruar uljen e një avioni pasagjerësh që raportohej se transportonte një bombë, me shënjestër ceremoninë hapëse të Olimpiadës Dimërore në qytetin e Sochi-t. “Më thanë se një avion që fluturonte nga Ukraina në Stamboll ishte rrëmbyer dhe kërkonte të ulej në Sochi. Më informuan se në një rast të tillë procedura e emergjencës kërkonte uljen e avionit dhe unë ju dhashë aprovimin,” tregoi ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: