Janari do të jetë një muaj tepër deçiziv për Juventus, teksa bardhezinjtë pas zhgënjimit në superkupë, do të kërkojnë të rikthehen tek fitoret në kampionat, me objektivin për t’u ngjitur sa më lart në renditje.
Por kujdes, orët e fundit në mediat italiane po përflitet se mes sulmuesit serb Dusan Vlahoviç dhe klubit torinez ka një krisje, me divorcing që është më pranë se sa kurrë, kjo pasi palët ende nuk kanë gjetur akordin për rinovimin e kontratës. Në këto kushte nuk do të ishte çudi, që në përfundim të sezonit, palët t’u jepnin duart njëri tjetrit. Për serbin janë të shumta skuadrat e interesuara me në krye kampionët francez të PSG.
Giuntoli dhe stafi i tij janë duke menduar menjëherë për alternativat e sulmuesit serb, teksa emri më i lakuar këto orë dhe më i preferuar për drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” mbetet ai i Joshua Zirkzee. Ai mbetet i preferuar i Thiago Mottës, me Juventusin që kërkon të përfitojë nga mungesa e përshtatjes në Angli të sulmuesit holandez.
Nëse pista Zirkzee dështon, Juventus do të hidhet i gjithi në sulm, për sulmuesin francez Kolo Muani.
PSG është e gatshme ta lejojë atë të largohet në formë huazimi. Po në formë huazimi deri në fund të këtij sezoni mund të afrohet në Torino edhe sulmuesi gjerman i West Ham, Fullkrug.