Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von der Leyen theksoi se BE-ja është e përkushtuar të ndërpresë plotësisht furnizimin me gaz rus, duke e cilësuar këtë si një domosdoshmëri absolute.
Ajo tha se vlerat evropiane si demokracia, liria dhe shteti i së drejtës janë nën kërcënim dhe se urgjenca për të vepruar është shtuar.
“Unë angazhohem shumë qartë për heqjen graduale të gazit rus, kjo është një domosdoshmëri absolute. Ajo që ka ndryshuar në këto 100 ditë është ndjenja e re e urgjencës, sepse diçka thelbësore ka ndryshuar. Vlerat tona evropiane, demokracia, liria, shteti i së drejtës janë nën kërcënim“, tha Von der Leyen.
Komentet e saj vijnë pasi liderët evropianë në një samit të enjten mbështetën planet për të shpenzuar më shumë për mbrojtjen dhe për të vazhduar të qëndrojnë pranë Ukrainës në një botë të përmbysur nga ndryshimi i politikave të SHBA-së nga Trump.
(BalkanWeb)