Trajneri i Vllaznisë, Brdariç analizoi barazimin 1-1 ndaj Egnatias.
“Nëse më pyesni, portieri Qarri na mori pikën. E nisëm shumë keq pjesën e parë. Kundër ekipeve të forta nuk mundemi kështu. Nuk mund të themi se kemi bërë asnjë aksion të mirë në pjesën e parë, të dytën ndryshuam diçka. Ishte ndeshje e balancuar, dy ekipe të forta, të marrësh pikë këtu është shumë e vështirë. Jam i kënaqur.
Jemi të gjithë të zhgënjyer me performancën në pjesën e parë.
E shoh që të gjithë kanë pritshmëri të mëdhaja për Vllazninë, diçka e mirë. Të luash në fushën e Egnatias është e vështirë. Nuk mund të bëjmë performancë si në pjesën e parë, Kristi na shpëtoi. Ndryshuam në pjesën e dytë, nuk të ndihmon kur pëson në fillim. Egnatia është ekip me kualitet, eksperiencë dhe cilësi. Kemi karakter mentalitet sepse në të dytën pashë një Vllazni shumë të fortë dhe merituam ndoshta të fitonim më shumë se Egnatia.
Duhet të përmirësojmë. Ishim në ndeshje jashtë, disa herë nuk ke nevojë të luash futboll të bukur dhe një pikë jashtë tregon sukses” – tha ai.