“Ikona” e njohur Sabah Bizi ndërroi jetë në moshën 79-vjeçare. Në nderim të një ish lojtari të madh si Bizi, Vllaznia dhe Bashkia Shkodër kanë vendosur që të organizojnë homazhe në hollin e stadiumit ‘Loro Boriçi’ nesër nga ora 10:00 deri në orën 15:00.
Vlen të theksojmë se Sabah Bizi ka qenë titullar te shkodranët nga viti 1965 deri në vitin 1968, ndërsa gjithashtu kujtojmë se ai ka luajtur edhe për kombëtaren.
Postimi:
KF Vllaznia dhe Bashkia Shkodër në nderim të ish-futbollistit të madh, “Nderi i Kombit” Sabah Bizi, të ndarë nga jeta ditën e sotme do të organizojnë homazhe në hollin e stadiumit ‘Loro Boriçi’ nesër nga ora 10:00 deri në orën 15:00.