Tomas Brdariç, numri një i stolit të Vllaznisë iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve para ndeshjes ndaj Tiranës.

“Ndeshjet derbi janë derbi, nuk ka rëndësi renditja, kemi avantazh se luhet në shtëpinë tonë. Jemi të përgatitur për ndeshjen e nesërme, jemi të uritur, e dimë rëndësinë e ndeshjes, derbet janë ndeshje speciale dhe na duhet lojë speciale. Mundësia për të fituar nesër është më e madhe se kemi rikthime.

Duhet të jemi sa më realist, merkaton e kemi të bllokuar, për momentin punojmë me lojtarët që kemi, janë lojtarë shumë të fortë”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb