Sot janë luajtur dy ndeshje të vlefshme për javën e 23-të të Superiores. Egnatia dhe Vllaznia korrën fitore respektivisht ndaj Bylisit dhe Teutës. Me triumfin e arritur, Egnatia qëndron dy pikë para Vllaznisë. Këto të fundit ngjiten nga vendi i katërt në dytë duke kaluar Partizanin dhe Dinamon.

Teuta po kalon një periudhë shumë të vështirë, pasi aktualisht mban vendin e tetë në renditje. Në anën tjetër Bylis aktualisht mbetet si vend i gjashtë.

Vlen për t’u theksuar se nesër do të luhen 3 ndeshjet e mbetura për javën e 23-të, që do të ndryshojnë renditjen.

Screenshot 2025 01 31 183134
Screenshot 2025 01 31 183134

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb