Për të gjetur një fitore të Dinamos kundër Vllaznisë duhet të kthehemi shumë vite pas.

Më 25 shtator të 2010-ës kryeqytetasit fitonin 0-4 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe që atëherë nuk kanë mundur të festojnë asnjëherë përballë shkodranëve, duke përjashtuar një fitore në Kupën e Shqipërisë në vitin 2011. Në elitë dy nga skuadrat më me traditë të futbollit shqiptar janë ndeshur 8 herë që nga ajo kohë dhe peshorja anon ndjeshëm nga Vllaznia. Po ashtu, dy herë janë ndeshur në Kategorinë e Parë.

Në asnjë rast Dinamo nuk ka mundur të fitojë dhe shkodranët janë bërë vërtet një “mace e zezë” për kryeqytetasit. Sezonin e fundit Vllaznia fitoi 3 ndeshje, kurse tjetra përfundoi në barazim. Dy fitore, 1-0 dhe 3-1, u regjistruan në Shkodër, një tjetër 0-1 në Durrës dhe barazimi 1-1 në Elbasanin. Tre sezone më parë, Dinamo dhe Vllaznia barazonin dy herë 0- 0, ndërkohë që stadiumin “Loro Boriçi” shkodranët fitonin 6-3 dhe 2-1. Në 10 përballjet e fundit mes dy skuadrave mund të shtojmë edhe dy fitore të kuqebluve në Kategorinë e Parë, 1-0 dhe 2-0. Sa i takon golavarazhit, shkodranët kanë shënuar 17 gola në portën e Dinamos, ndërsa kjo e fundit e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm 6 herë. Janë shifra që flasin qartë për dominimin e Vllaznisë ndaj bluve.

SITUATË NDRYSHE – Dinamo dhe Vllaznia do të ndeshen të shtunën për herë të parë për këtë sezon. Situata është goxha më ndryshe aktualisht dhe duket një rast i mirë që blutë të bëjnë kthesën në sfidat me këtë kundërshtar makthi. Kryeqytetasit kanë një skuadër më të fortë se dy sezonet e fundit që kanë qenë në Superiore dhe po ashtu kanë një trajner fitues në stol si Ilir Daja. Shkodranët vijnë në këtë ndeshje me entuziazmin e tri fitore radhazi dhe vendit të parë në renditje, por edhe Dinamo ka një seri prej 4 rezultatesh pozitive.

Kuptohet që gjithçka do të varet nga qasja e dy skuadrave në fushë, nga strategjia e stafeve teknike dhe episodet që krijohen brenda një 90-minutëshi, por këtë herëblutë i kanë “armët” për tëmundur pas 14 vitesh Vllazninë. Në favor të kryesuesve të Superiores është edhe fakti qëndeshja luhet në Elbasan, pranë fushë asnjanëse. Dinamo nëanën tjetër mund të përfitojëndoshta nga euforia e shkodranëve. Blutë në letër nukkanë asgjë mangët karshikundërshtarit, edhe pse nëkëtë moment kanë 5 pikë diferencë në tabelën e renditjes.”Nëndetësja” synon ngjitjen nëtabelë dhe për këtë i duhenfitore.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb