Vllaznia për femra e ka mbyllur fazën e grupeve në Champions League me një humbje 5-1 në transfertë ndaj Real Madrid.

Goli i parë i ndeshjes do vinte nga Megi Doçi në minutën e pestë, pas një goditje dënimi perfekte. Madrilenet përmbysën shifrat brenda fraksionit, duke mos e vënë në diskutim sfidën.

Fillimisht ishte Weir që vendosi ekuilibrat, ndërsa përmbysja erdhi nga Abelleira. Po e njëjta autore do “tundtte rrjetën” me penallti. Në të 74-tën dhe 78′, Camacho dhe Partido thelluan avantazhin.

Vllaznia renditet përfundimisht e fundit në grup me 0 pikë, Reali përfundon e 3-ta me 8 pikë.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: