Vllaznia po përgatitet për ndeshjen me Tiranën. Klasikja e Shqipërisë do të luhet të premten, më 10 janar ora 17:00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Kuqeblutë kanë probleme aktualisht me 3 lojtarë, për shkak dëmtimi. Bëhet fjalë për portierin Qarri, mesfushorin Krymi dhe sulmuesin Gruda.
Këtë të fundit e kanë shoqëruar dëmtimet gjatë këtij edicioni. Në anën tjetër Krymi dhe Qarri kanë probleme prej dhjetorit.