Kërcënimet e bëra ndaj trajnerit Agim Canaj dhe stafit të Vllaznisë, duket se kanë dhënë efektin e tyre të shëmtuar ditën e sotme, pasi tekniku nuk është paraqitur në seancën e sotme stërvitore. Seanca është udhëhequr nga dy zëvendësit e Canajt, Osja dhe Lekiqi.

Agim Canaj nuk ka dhënë asnjë shpjegim për mungesën e tij dhe ende nuk dihet nëse është e karakterit personal apo se është influencuar nga mesazhet kërcënuese që ka marrë.

Kjo pritet të mësohet në vijim, por diçka është e sigurt, kjo situatë në Shkodër është vërtet absurde dhe e shëmtuar, teksa pas Ernest Gjokës, Canaj është trajneri i dytë që bie pre e kërcënimeve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb