Vllaznia është rikthyer te fitorja, teksa në javën e 9-të ka mposhtur Flamurtarin me rezultatin 3-1, një sukses ky që vjen atëherë kur duhej për shkodranët. Në Vlorë, pjesa e parë është më emocionuesja, pasi dhe skuadrat luajtën me forca të barabarta. Dy gola të shpejtë, fillimisht është Kruja që kalon kuqeblutë në epërsi në minutën e 31-të, kur finalizon saktë një zbritje nga e djathta të Gligorov. Por Flamurtari reagon shpejt dhe vetëm 120 sekonda më pas reagon me Sukajn, një tjetër shkodran që ndëshkon Vllazninë në pak ditë pas Erald çinarit. Sukaj shtyn në rrjetë topin e ardhur nga gjuajtja e Hoxhajt dhe rikthen barazpeshën.

Në minutën e 44-ët prishen balancat në fushë. Deliaj merr të verdhën e dytë dhe i lë kuqezinjtë me 10 vetë, çka do ndihet në pjesën e dytë, kur Vllaznia do ta shfrutëzojë epërsinë numerike për t’u rikthyer në avantazh 72-të, kur gjuajtja kirurgjikale e Krymit shkon në rrjetë pas një skeme të bukur të ekipit shkodran.

Flamurtari nuk ka forcë të reagojë dhe humbet forca në prapavijë, çka i jep mundësi shkodranëve të shënojnë golin e tretë me Da Silvën në minutën e 93-të. Tre pikë për Vllazninë, që ngjitet në kuotën e 15 pikëve, por aq sa Teuta e vendit të dytë, ndërsa Flamurtari me dy pikë mbyll renditjen e Kategorisë Superiore.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb