Vllaznia e mbylli gjysmën e parë të sezonit në Superiore në vendin e tretë. Shkodranët pas 19 javësh të zhvilluara kanë grumbulluar 31 pikë, duke qenë pjesë e katërshes dhe brenda objektivit sezonal.

Por, statistikat e shkodranëve përballë skuadrave që kryesojnë kampionatin nuk janë edhe aq pozitive. Nga 7 ndeshje të zhvilluara kundër Dinamos, Partizanit dhe Egnatias, kuqeblutë kanë marrë vetëm 8 pikë nga 21 të mundshme. Gjithçka nis nga dy përballjet me Dinamon deri më tani, ku skuadra e Brdariç nuk ka grumbulluar asnjë pikë. Blutë janë i vetmi ekip të cilëve shkodranët nuk kanë mundur t’i marrin qoftë një pikë këtë edicion.

Shkodranët “përmirësojnë” disi statistikat në përballjet me Partizanin. Ndaj “demave” janë përballur 3 herë deri më tani dhe bilanci është i barabartë: me një sukses 0-1 të kuqebluve në Tiranë, barazim 2-2 në Shkodër dhe një fitore të kryeqytetasve në shifrat 2-0 në javën e 19-të të kampionatit.

Skuadra e vetme nga 4 kryesueset me të cilët 9 herë kampionët e vendit kanë statistika pozitive është Egnatia. Kundër rrogozhinasve, Vllaznia ka triumfuar 3-1 në fazën e parë dhe ka ndarë pikët në Rrogozhinë falë barazimit 1-1 në fazën e dytë. Nga 7 ndeshjet me ekipet e kreut, Vllaznia numëron 2 fitore, 2 barazime dhe 3 disfata deri në këtë pikë të edicionit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb