Vllaznia ka zyrtarizuar përmes rrjeteve sociale transferimin e Rejan Alivodës te Ittihad Kalba Club. Në këtë rast, Vllaznia përfiton 200 mijë euro si dhe ruan 20% të kartonit në rast rishitje.

Postimi i Vllaznisë:

“KF Vllaznia bën të ditur se ka arritur marrëveshjen me “Ittihad Kalba Club” të liges superiore te Emirateve të Bashkuara Arabe për transferimin e futbollistit Rejan Alivoda teksa klubi ynë do të mbajë edhe 20% të kartonit të tij.

KF Vllaznia e falenderon lojtarin për kontributin e dhënë për ngjyrat kuqeblu dhe i uron sa më shumë suksese me skuadrën e tij të re!”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb