VLORE – Një 30-vjeçare nga Vlora është nën hetim nga prokuroria, pasi akuzohet se ka kërcënuar ish-punëdhënësin e saj italian, pasi e kishte pushuar nga puna.

Burime nga Policia e Vlorës bëjnë të ditur për “BalkanWeb” se M.M., 30 vjeçe, banuese në Nartë, i ka zënë ‘pritë’ në zonën e “Ujit të Ftohtë”, italianit L.M., 45 vjeç, duke e kërcënuar me vdekje.

Pas denoncimit të italianit, Policia e Vlorës ka referuar materialet pranë Prokurorisë së rrethit Vlorë për 30­vjeçaren, e cila akuzohet për “Kanosja serioze për vrasje ose për plagosje të rëndë”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: