VLORE– Vlora zgjodhi të urojë zyrtarisht mirëseardhjen e këtij sezoni turistik përgjatë sheshit të Lungomares. Nën ritmet e muzikës dhe atmosferës festive, qindra qytetarë mirëpritën çeljen e këtij sezoni veror në Vlorë.

Kryebashkiaku Dritan Leli ftoi turistët të bëhen pjesë e Vlorës, mikpritjes dhe e ndryshimit të saj.

Në kuadër të çeljes së sezonit, Bashkia e Vlorës ka organizuar dhjetëra aktivitete në të gjithë qytetin bregdetar. Kampionati botëror i fluturimeve të lira, “Aulona Folk Festival”, si dhe koncertet në sheshin e Lungomares kanë shoqëruar aktivitetet e shumta.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb