KOSOVË- Nga 1 gushti i këtij viti, ish-ministrja e Integrimeve Evropiane, Vlora Çitaku do të marrë detyrën e ambasadores së Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Çitaku do të pasojë ambasadorin aktual në Washington, Akan Ismaili, ndërsa për emërimin e saj ka konsensus nga PDK dhe LDK.

Sipas procedurave, Qeveria e Kosovës pritet të dërgojë nominimin e saj në Komisionin parlamentar për punë të jashtme, për të dhënë një vlerësim këshillimor.

Më pas Komisioni do ta rikthejë edhe njëherë çështjen në Qeveri, në mënyrë që ekzekutivi ta bëjë nominimin. Në fund do të jetë presidentja Atifete Jahjaga, e cila do të duhet t’i drejtohet Qeverisë Amerikane. Aktualisht Çitaku është konsulle e përgjithshme i Kosovës në New York.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: