Jo vetëm gjatë stinës së verës por edhe gjatë vjeshtës Vlora po kthehet një nga destinacionet e preferuara të turistëve. Të huajt të udhëhequr nga guida shqiptare kanë vizituar disa zonën muzeale të qytetit, Monumentin e Pavarësisë dhe Sheshin e Flamurit. Turistë nga Italia të cilët vizitojnë për herë të parë Vlorës, thonë se ky qytet është mjaft i bukur dhe interesant.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri. Kemi ardhur me një grup aplinësh. Guida shqiptare është e saktë dhe shumë interesante. Është dita e dytë dhe kemi parë vende tepër tërheqëse”, -tha një prej turistëve italianë. Ndërsa një tjetër u shpreh se: “Jemi një grup që keni ardhur nga Veneto e Italisë. Gjithçka ishte një surprizë kur erdhëm këtu, qyteti është shumë i bukur dhe mjaft tërheqës”.

Turistë të tjerë nga vendet nordike kanë zgjedhur të vizitojnë Kalanë e Kaninës dhe Manastirin e Zvernecit.

“Vlora është një vend shumë tërheqës për turistet. Në këtë qytet natyra është shumë e bukur, njëkohësisht njerëzit janë shumë të mirë. Unë e dashuroj ushqimin dhe në këtë qytet ai është vërtet shumë i shijshëm. Kam qenë 5 vite më parë këtu dhe ishin duke bërë ndërtime, ndërsa tani që rikthehem është bërë një vend shumë i bukur dhe i organizuar”, -tha një turiste tjetër. Një prej turisteve, mësues suedez shprehet se në shkollën ku ai jep mësim ka nxënës shqiptare dhe t’ju tregoj atyre eksperiencën e tij turistike në Shqipëri.

“Vlora është një qytet shumë i bukur. Deti këtu në Vlorë është i mrekullueshëm dhe për me tepër është shumë i pastër. Unë kam disa nxënës shqiptare nga Kosova në shkollën ku jap mësim dhe kur të shkoj në Suedi do t’ju tregoj atyre këtë eksperiencë të mrekullueshme që kalova në këtë vend vërtet të bukur. Do t’ua rekomandoj miqve të mi ta vizitojnë Shqipërinë sepse ka vende vërtet tërheqëse”, -tha mësuesi suedez.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb