Një hapësirë publike e rikthyer në funksion të qytetarëve

Qytetarët e Vlorës do të kenë tashmë një hapësirë publike tërësisht funksionale për t’u argëtuar dhe për të kaluar kohën e lirë, falë mbështetjes së Vlora Marinës e cila i është bashkuar nismës së shoqatës Celim për rehabilitimin e lulishtes Marigo Pozio. Krahas parkut me stola dhe tavolina, lulishtja është plotësuar me një kënd lojërash për fëmijët.

Kjo hapësirë e re, totalisht e transformuar do t’i shërbejë si fëmijëve e nxënësve të zonës ashtu edhe të moshuarve. Gjithashtu lulishtja do të mund të përdoret gjatë gjithë vitit për qëllime rekreative nga të gjithë qytetarët e bashkisë Vlorë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Krijimi i një parku lojërash pranë parkut me stola dhe tavolina është një element shumë i veçantë i kësaj nisme pasi do të shërbejë për të krijuar një ndërveprim brezash mes të moshuarve dhe fëmijëve. Kjo ndërthurje do të inkurajojë një bashkëjetesë harmonike duke kontribuar gjithashtu në transmetimin e vlerave të trashëgimisë, historisë, kulturës dhe traditave të pasura të vendit tonë si dhe për ndërtimin e solidaritetit mes brezave.

Kultura, arti, mjedisi dhe edukimi janë në fokus të projekteve sociale që Vlora Marina ka ndërmarrë gjatë këtij viti. Edhe më herët ky projekt ka kontribuar në mbështetjen dhe promovimin e vlerave artistike dhe trashëgimisë së pasur kulturore të vendit tonë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb