Një sherr mes disa të rinjve është raportuar mbrëmjen e sotme në lagjen “Lef Sallata” në Vlorë. Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë, sinjali për incidentin u mor në sallën operative rreth orës 18:36.

Forcat e policisë mbërritën menjëherë në vendngjarje, por deri më tani nuk janë identifikuar persona të përfshirë në konflikt.

Ndërkohë qyteti i Vlorës ka pasur një mungesë të energjisë elektrike, duke bërë të mundur që personat e përfshirë të largohen pa u identifikuar.

Gjithashtu, policia po kryen hetime për një zhurmë të raportuar, e cila ngjante me të shtëna arme zjarri, duke kryer të gjitha verifikimet e nevojshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb