Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen “Pavarësia” të qytetit të Vlorës.

30-vjeçari Mario G. i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i nëntë i ballkonit në pallatin ku jetonte.

Mësohet se i riu e ka ndërmarrë aktin e dëndë të vetëflijmit në kushtet e depresionit. Pak kohë më parë ai kishte humbur edhe bashkëshorten.

Informacion paraprak i policise

Më datë 25.04.2019, në orën 19:30, në lagjen “Pavarësia 3” Vlorë, dyshohet se në kushtet e depresionit është vetëhedhur nga ballkoni i banesës së tij (kati i 9-të) shtetasi M.G., rreth 25 vjeç, ku për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po kryen hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb