Gjatë kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e policisë në fshatin Treblovë të Selenicës, kanë konstatuar pranë një përroi rreth 400 fidanë të dyshuara si kanabis, gati për t’u kultivuar.


Në përfundim të veprimeve të para hetimore, Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin K.V., 57 vjeç i dyshuar për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.


Po ashtu, u procedua në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit, shtetasi B.M., 61 vjeç, për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi dyshohet se nuk ka përmbushur detyrat për kontrollin e territorit.


(BalkanWeb)

Etiketa: