VLORE – Drejtoria e AKU-së në Vlorë, sekuestroi sot 2.7 kuintal peshk, që tregtoheshin jashtë kushteve higjieno-sanitare. Gjatë inspektimit të ditës së martë, inspektorët e Drejtorisë Rajonale të AKU në Vlorë, konstatuan tregtimin e një sasie peshku, në disa pika, në trotuare dhe makina, pa respektuar asnjë kusht higjieno-sanitare, që garanton sigurinë ushqimore.
Inspektorët e AKU në Vlorë, morëm menjëherë masa, duke sekuestruar sasinë e peshkut, ndërsa ndaj personave që e tregtonin nuk u morën masa konkrete, pasi ishin të palicencuar dhe si pasojë, nuk mund të merreshin masa ndaj tyre, përveç sekuestrimit të produktit.
Drejtori i AKU-së së Vlorës, Renato Banushaj, tha se asnjë rast abuzimi nuk do të tolerohet, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve, që të shmangin blerjet në ambientet e pakontrolluara dhe që nuk plotësojnë kushtet higjieno-sanitare, por t’ju drejtohen marketeve dhe ambienteve të kontrolluara.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, duke iu bërë thirrje konsumatorëve, që të jenë të kujdesshëm në blerjet që bëjnë, i njofton se për çdo rast abuzimi apo problemi me ushqimet, në dispozicion të tyre është numri jeshil 0800 75 75, 24 orë, si dhe adresa e emailit, [email protected].
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: