VLORE- Policia e Vlorës në kuadër të operacionit “Shetitësit”, ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të 3 personave.

Ata janë Zengjin P. Jaupaj, vjeç 20, lindur në Fier, banues në Vlorë, D. H., vjeç 17, lindur në Terbaç, banues në Palasë-Vlorë, SH. H., vjeç 16, lindur dhe banues në Vlorë.

Arrestimi i tyre bë në fshatin e Himarë, për kryerjen e disa veprave penale, kryesisht vjedhje banesash dhe motorrash të kryera në bashkëpunim.

Pas një pune hetimore prej 2 Muajsh, Policia e Vlorës ka konstatuar se shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kryer disa vjedhje në periudha të ndryshme:

* Vjedhjen e banesës së shtetases: A.K., në fshatin Palasë, ngjarje e ndodhur më datë 22.04.2015.

* Vjedhjen e banesës së shtetasit: M.M., në fshatin Himarë, ngjarje e ndodhur më datë 21.05.2015.

* Vjedhjen e motorrit të shtetasit: K.M., në fshatin Himarë, ngjarje e ndodhur më datë 21.05.2015.

* Vjedhjen e motorrit të shtetasit: TH.Ç., në fshatin Himarë, ngjarje e ndodhur më datë 27.05.2015.

* Vjedhjen e motorrit të shtetasit: J.M., në fshatin Himarë, ngjarje e ndodhur më datë 28.05.2015.

* Vjedhjen e motorrit të shtetasit: TH.LL., në fshatin Himarë, ngjarje e ndodhur më datë 28.05.2015.

Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e të gjitha sendeve të vjedhura, në cilësinë e provës materiale.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: