VLORË– Katër punonjës të OSHEE-së në qytetin e Vlorës janë arrestuar sot nën akuzën e vjedhjes së kabujve të shpërndarjes së energjisë elektrike duke shpërdoruar detyrën.

 

Policia e qytetit bregdetar bën me dije se në pranga kanë përfunduar punonjësit:

1. Kujtim Cenaj, vjec 64;

2. Fadil Kapllani, vjec 64;

3. Agron Ballesha, vjec 48, dhe;

4. Mihallaq Kondakci, vjec 59.

 

Këta shtetas, operatorë të nënstacionit të TEC-it, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjerin kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme kablli të energjisë elektrike.
(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb