VLORE – Policia e Vlorës ka vënë në pranga dy persona, të cilët u kapën me armë zjarri në një lokal nate në qytetin bregdetar. Burime zyrtare nga policia bëjnë të ditur se në pranga kanë rënë shtetasit Ernid Dredhaj 29 vjeç dhe Masimiliano Haxhiraj 21 vjeç, të dy me precedentë të mëparshëm penalë.

“Në orët e para të mëngjesit, gjatë kontrollit të ushtruar në një nga lokalet e natës të qytetit të Vlorës, në vendin e quajtur: Disko Rosi (4-Elementët), janë kapur në flagrancë 2 persona me precedentë penalë: Masimiliano Haxhiraj dhe Ernid Dredhaj, të cilët dispononin me vete armë zjarri.” – bën të ditur policia.

Në momentin kur këta persona kanë parë prezencën e Shërbimeve të Policisë, dyshohet se shtetasi, Masimiliano Haxhiraj, në tentativë për të fshehur armën e tij pistoletë të llojit “GLOK”, ka plagosur lehtë nga pakujdesia shokun e tij, shtetasin Ernid Dredhaj, në pulpën e këmbës së majtë.

Policia bën me dije se, Masimiliano Haxhiraj dhe Enrid Dredhaj, njihen nga Policia si persona me precedentë penalë e kriminalë, të përfshirë në veprat penale “Krime kundër personave” dhe “Armëmbajtje pa leje”.

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Pistoletë të llojit “Zastava” (Enrid Dredhaj), një armë zjarri Pistoletë të llojit “Glok” (Masimiliano Haxhiraj), 20 fishekë të kalibrit 9 mm, si edhe një gëzhojë.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: