VLORË- Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë një të moshuar, i cili akuzohet për vepra të turpshme kundrejt një të mituri.

Burimet zyrtare thanë se në pranga është vënë shtetasi Kristo Çerkezi, 73 vjeç, banues në Vlorë. Arrestimi i këtij shtetasi u krye në banesën e tij në lagjen “Osman Haxhiu”, pasi ka kryer vepra të turpshme me një shtetas të mitur me iniciale E.L, 9 vjeç, banues në lagjen “Lirimi”. Sipas mjekut ligjor nuk ka pasur marrëdhënie intime në këtë rast. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb