VLORE- Policia e Vlorës arrestoi në flagrancë për “Goditje për shkak të detyrës” shtetasin Maksi Dosi, 40 vjeç, banues në fshatin Bishan-Novoselë.

Ky shtetas ka goditur me sende të forta në oborrin e godinës së Komunës Novoselë, kryetarin e Komunës Novosele K. Sh., 60 vjeç, banues në fshatin Fitore, Novoselë. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të detyres.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: