VLORË- Blutë e Vlorës kanë arrestuar një punonjës të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në këtë qytet, pasi ka konstatuar se matësat që kontrollonte ishin të dëmtuar. Sipas burimeve, strukturat kundër krimit ekonomik, i kanë vënë prangat 44-vjeçarit Idriz Duro, me detyrë lexues i matësve, në “Pavarësia”, “24 Maji”, dhe “1 Maji”.

Arrestimi i tij u krye pasi nga kontrollet e kryera nga Task-Forca e OSHEE Tiranë dhe Vlorë, në lagjet e mësipërme janë konstatuar matësa të dëmtuar të cilët regjistronin humbje energjie dhe që nuk janë raportuar nga punonjësi i OSHEE. Materialet procedurale ju referuan organit të Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme penale.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: