VLORË- Policia e Vlorës, gjatë një kontrolli të ushtruar në disa fshatra të rrethit, ka zbuluar 7 parcela me 605 bimë narkotike, të llojit “Canabis-sattiva”.

Konkretisht në fshatin Kotë, në vendin e quajtur “Përroi i Brusnjës”, janë konstatuar 3-parcela me 240 bimë narkotike, me lartësi deri në 35 cm.

Në fshatin Vllahinë, në vendin e quajtur “Ferra e Lilos”, është konstatuar 1 parcelë me 200 bimë narkotike, deri në 45 cm. Gjithashtu në fshatin Mazhar, në vendin e quajtur “Lugu i Thomait”, janë konstatuar 3 parcela me 165 bimë narkotike, me lartësi deri në 40 cm. U bë asgjësimi i plotë i bimëve narkotike me djegie ndërkohë, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: