VLORE- Incident me vizitën e kryeministrin Rama gjatë takimit me banorët e përmbytur në fshatin Fitore në Vlorë. Një banor i këtij fshati i kërkoi me ngulm të bisedonte më kryeministrin, por ky i fundit u largua duke deklaruar se banori nuk ishte në gjendjen e duhur për të bashkëbiseduar.

Banori: “Zoti kryeministër një minutë, një minutë”

Rama: “Jo, e di pse, sepse je shumë i ngarkuar”

Kjo ka irrituar banorin, i cili nuk nguroi të përdorte edhe tone fyese…

Banori i fshatit Fitore Isuf Myrtezaj i kërkoi kryemnistrit të vizitojë shtëpinë e tij të përmbytur, ndërsa nuk kurseu fjalët fyese.

“I ndave në të nënës dhe të njerkës, e ke ndarë popullin këtu në mes. Ik, nuk ta kemi nevojën për asgjë! Largohu, nuk të duam”.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: