Një 33-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Vlorës, pasi akuzohet për vepra të rënda penale, si “Shkaktim i vetëvrasjes” dhe “Ngacmim seksual”.

Policia sqaron se shtetasi N. D. ka dhunuar bashkëjetuesen e tij, duke u çuar në vetëvrasje.

Nga hetimet, ka rezultuar se ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht edhe vajzën e bashkëjetueses së tij.

Njoftimi i policisë:

Policia ka vënë në pranga 33 vjeçarin N. D., banues në Fier për veprat penale “Shkaktimi i vetëvrasjes” dhe “Ngacmimi seksual”.

Seksioni i Hetimit të Krimit pranë Komisariatit të Policisë Vlorë, ka bërë arrestimin e këtij shtetasi pasi ditën e djeshme në banesë në lagjen “Osman Haxhiu” Vlorë, 33 vjeçari ka ushtruar dhunë verbale ndaj bashkëjetuesen e tij me qëllim nxitjen e vetëvrasjes.

Nga hetimet e mëtejshme në lidhje me 33 vjeçarin ka rezultuar se po ky shtetas ka tentuar të ngacmojë seksualisht vajzën e bashkëjetueses së tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb