VLORE – Trageti i linjës Vlorë-Brindizi nuk është nisur mbrëmjen e sotme siç ishte parashikuar, pasi moti i keq ka bërë që dallgët të arrijnë deri në 9 ballë. Mësohet se trageti qëndron në Radë, pasi nuk mund të lundrojë në këto kushte drejt Italisë.

Në portin e Vlorës është krijuar kaos, pasi 30 pasagjerë kanë hipur në traget, ndërsa rreth 320 të tjerë janë ende në pritje për të imbarkuar.

Përfaqësues të tragetit thonë se janë marrë të gjitha masat për sigurinë e pasagjerëve, ndërsa nuk dinë të japin një orar të saktë për nisjen e udhëtimit.

Mendohet se lundrimi mund të nisë nesër me normalizimin e kushteve atmosferike, megjithatë pasagjerët janë ende në pritje të njoftimit zyrtar të autoriteteve.

(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: