VLORË– 3 automjete janë djegur në lagjen ‘Pavarësia’ të qytetit bregdetar të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Skelës gjatë natës së sotme, ndërsa mësohet se mjetet ishin të parkuara pranë njëra-tjetrës.

Mësohet se mjetet e djegura janë një tip ‘Benz’ A Class me targa AA358EZ, ‘Benz’ C Class me targa AA989JX, si dhe një tip ‘Jeep’ me targa AA198JD. Ende nuk dihen shkaqet e djegies së mjeteve, por policia nuk përjashton mundësinë e zjarrvënies së qëllimshme.

Paraprakisht bëhet me dije se 3 mjetet e djegura i përkasin pronarëve të ndryshëm, ndërsa ende nuk bëhet i ditur identiteti i tyre. Forca policie kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb