VLORË

Policia e Vlorës njofton se si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë një makinë tip “Fiat” dhe një biçikletë, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë.  Viktima është 66-vjeçari Agim Soro. Ngjarja ndodhi në lagjen “24 Maji” të qytetit bregdetar.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Më datë 07.05.2019, në orën 13:58 njoftohemi se në Spitalin Rajonal Vlorë ka ndërruar jetë shtetasi Agim Soro 66 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ka qenë duke udhëtuar me biçikletë në lagjen “24 Maji” dhe është goditur aksidentalisht nga automjeti tip “Fiat” me drejtues shtetasin A.Ç., 52 vjeç, banues në Vlorë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga shërbimet e policisë për veprime të mëtejshme.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

 (d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb