Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, pas djegies së një banese nga shpërthimi i bombolës së gazit dhe, për pasojë, plagosjes së pronarëve.

Policia e Vlorës njofton se në Selenicë është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65-vjeçari S. N. Sipas uniformave blu, në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera.

Informacion paraprak

Më datë 17.07.2019, rreth orës 07:07, në Selenicë të Vlorës për shkaqe ende të paqarta është gjetur i vetëvarur në oborrin e banesës së tij 65 vjeçari S. N.

Nga hetimet dhe kqyrja paraprake në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune apo dëmtime të tjera përveç atyre të shkaktuara nga vetëvarja.

Grupi hetimorë ndodhet në vendin e ngjarjes duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: