Persona të maskuar dhe të armatosur kanë terrorizuar një familje në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në banesën e shtetasit Dule Begaj në qytetin bregdetar. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se dy persona të armatosur janë futur në banesë dhe nën kërcënimin e armëve i kanë kërkuar kryefamiljarit paratë që kishte në shtëpi. Familjarët kanë bërë rezistencë dhe janë dhunuar nga grabitësit, të cilët i kanë qëlluar me qytat e armëve, por nuk kanë arritur të marrin asgjë nga banesa.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb