VLORE- Dy persona të maskuar kanë grabitur një shtëpi në fshatin Vranisht të Vlorës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur gjatë natës së djeshme.
Pas grabitjes, dy personat e maskuar kanë goditur të moshuarin dhe më pas i kanë marrë edhe makinën dhe janë larguar.


“BalkanWeb”  ka mësuar se grabitësit kanë hyrë në banesë nga dritarja e tualetit duke e lidhur të moshuarin, ndërsa nën kërcënimin e armës i kanë marrë edhe mjetin.


Autorët e kanë lënë të lidhur të moshuarin, N. Habili , i cili jetonte i vetëm pasi fëmijët dhe pjesëtarët e fëmijës i kishte në Itali. Ndërkohë policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve, të cilët grabitën dhe dhunuan vlonjatin.


(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb