VLORE– Një 48-vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia e Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim. Mihal Rrapaj është arrestuar në banesën e tij në lagjen “Kushtrimi” në qytetin bregdetar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, më datë 08.07.2014, e ka dënuar me 6 vite Burg.

Ky shtetas ka qenë shpallur në kërkim për veprën penale “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Ndërkaq, materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së rrethit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb