VLORE

Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në fshatin Llakatund të Vlorës. Policia njofton se arrestimi i tij u bë menjëherë pas kontrollit të banesës së tij në fshatin Llakatund, ku iu sekuestruan  edhe 30 kg kanabis.  Përveç, lëndëve narkotike policia ka bllokuar edhe 2 armë gjahu pa leje, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë i ati i tij.

“Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, Vlorë pas informacioneve të siguruara në rrugë operative finalizoi operacionin, mbi bazën e të cilit, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë të fshatit Llakatund u sekuestrua një sasi lënde narkotike kanabis. Me ndërhyrjen në kohë, agjentët kapën në flagrancë një 26-vjeçar, si autor i dyshuar, posedues i lëndës narkotike. Në banesë u bllokuan edhe 2 armë gjahu pa leje, për të cilat u procedua në gjendje të lirë, i ati i tij. Materialet do t’i referohen Prokurorisë për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” si dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, njofton policia.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: