VLORË – Një trafikant lëndësh narkotike është arrestuar sot nga Policia, 25-vjeçari Olgert Osmeni, banues në Vlorë, i cili ishte person me precedentë penalë për narkotikët.

Arrestimi i tij u krye pasi u kap në lagjen “29 Nëntori” me 5 doza lëndë narkotike, kokainë, që i shiste në qytet. Policia njoftoi se ndaj këtij shtetasi kishte informacione të marra në rrugë operative për shitje narkotikësh.

(ar.sh/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: