VLORË- Një 72-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për kultivim të lëndëve narkotike. Bëhet fjalë për Jaho Imamajn, banues në Vlorë.

Burime nga policia lokale bëjnë me dije se nga kontrolli i ushtuar në banesën e tij (në oborrin pas shtëpisë), janë gjetur bimë narkotike, e llojit canabis sattiva.

Të njëjtat burime deklaruan se u asgjësuan 25-kubike dhe 26-fidanë, me lartësi nga 5 cm deri me 20 cm. Materialet në ngarkim të tij iu dërguan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: