VLORE- Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në zonën e Ujit të Ftohtë.

Një automjet fuoristradë “Land Rover” me targë VL9718D, ka dalë nga rruga, dhe si pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona.

Dy të aksidentuarit janë dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ndërsa mësohet se drejtuesi i mjetit ndodhet në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërkaq në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forcat e policisë dhe po hetojnë shkaqet e aksidentit.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb