NGA ENRIK MEHMETI

VLORE- Pavarësisht masave të marra nga institucione të ndryshme, masakra në pyllin e Sodës po vijon në mënyrë të frikshme. Në një prej pikave pranë zonës së Triportit, ku vazhdimisht ka pasur prerje përgjatë viteve të kaluara, në ditët e fundit kanë rënë shumë pemë, të cilat më pas hiqen në kuadër të pastrimit të pyllit.

Banorë të zonës rrëfejnë jashtë kamerës se kjo rënie nuk është natyrale por bëhet qëllimisht në momentet kur nuk ka asnjë njeri, kryesisht gjatë natës, ku pemët tërhiqen dhe rrëzohen më pas.
Mjafton vetëm pak për t’i rrëzuar.

Kamera e “News 24” ka fokusuar dhe shenja në këto pemë të “rrëzuara” ku duket ndërhyrja në to. Masakra mjedisore në pyllin e Sodës po bën që pika e klasifikuar si mushkëria e qytetit të degradohet çdo ditë e më shumë.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: