Nga ENRIK MEHMETI*

VLORË – Një ditë përpara 102-Vjetorit të Pavarësisë, institucionet lokale si bashkia apo prefektura përfundimisht nuk dhanë asnjë informacion zyrtar në lidhje me protokollin e dites së nesërme, duke mos dhënë asnjë informacion për qytetarët.

Të vetmet informacione kanë ardhur nga Tirana ku është bërë e ditur se do të jetë i pranishëm, Kryeministri Rama, në një ceremoni të thjeshtë në Sheshin e Flamurit, ku nuk do të ketë asnjë fjalim e më pas Kryeministri do të inspektojë disa investime të Qeverisë në Vlorë dhe Selenicë.

Nuk dihet ende se cila ka qënë arsyeja e kësaj situate të ftohtë këtë vit, por sipas burimeve, mund të bëhet fjalë për procesin gjyqësor të kryebashkiakut Shpëtim Gjika, ku protokollit lidhej me vendimin.

Gjithsesi, festa këtë vit pritet të kalojë pa u ndierë shumë, ndërkohë që mungesa e organizimeve ka zhgënjyer një numër të madh qytetarësh nga Kosova apo treva të tjera shqipfolëse, të cilat kanë qënë të interesuara për të organizuar grupe dhe paketa, por shumë prej tyre më pas i kanë anulluar për faktin se deri në momentin e fundit nuk i është bërë asnjë lloj promovimi festës apo çfarë do të kishte brënda saj. Kjo gjë është konfirmuar edhe nga agjensitë kosovare apo individë të cilët shprehen se presin më shumë nga një festë e tillë, pasi kanë bërë qindra kilometra.

 

ar.sh/BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: