VLORE – Policia e Vlorës ka vënë në pranga një 57-vjeçar, i cili akuzohet për ngacmimin e një vajze të mitur. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Petrit Kaso është arrestuar pas denoncimit të bërë nga familjarët e një 13-vjeçareje, të cilët pretendojnë se Kaso ka ngacmuar në rrugë vajzën e tyre.

“Vlorë, nga Komisariati i Policisë është bërë arrestimi në flagrancë për “Vepra të turpshme” në ngarkim të shtetasit: Petrit Kaso, vjeç 57, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer veprime te turpshme gjatë kalimit në rrugë të një 13-veçareje.”- thuhet në njoftimin e Policisë së Vlorës.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur ngjarjen, ndërsa 57-vjeçari është dërguar në Komisariat. Ai pritet të përballet me drejtësinë për akuzën e veprimeve të turpshme me të mitur.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: