VLORË

Pas ngjarjes së rëndë ku humbi jetën i riu 22-vjeçar Sotiraq Mëhilli, xhaxhai i tij ka folur për “News 24” dhe për  “BalkanWeb” ku thotë se nipi i tij ishte i qetë, ndërsa shton se ai me të plagosurin Eno Mata ishin shokë mes tyre.

Ai shtoi se të gjithë e dinin se Eno Mata ishte në kërkim nga Policia e Greqisë, por shton se në fshat i plagosuri nuk kishte konflikt me asnjë person.

“Nipi ishte i qetë, nuk ishte tip problematik. Eno Matën ai e kishte shok. Nipi punonte me traktor në fshat . Sotiraqi nuk kishte shkuar jashtë shtetit. Nuk e dimë si qëndron e vërteta. Familjarët e Eno Matës jetojnë në Greqi.

Eno Mata ishte në ndjekje nga policia në Greqi. Në fshat e dinim që Eno Mata ka kryer krime në Greqi. Prej 2 vitesh Eno Mata është kthyer në Shqipëri. Eno Mata në fshat nuk kishte konflikte”- u shpreh xhaxhai i Mëhillit për mikrofonin e gazetarit, Enrik Mehmeti.

Dy të rinjtë ranë në pritën e breshërive të kallashnikovit në orët e para të mëngjesit të sotëm teksa po ktheheshin me motor në shtëpitë e tyre, ndërsa autorët u arratisën pa lënë gjurmë. Policia dhe FNSH-ja në orët e para të mëngjesit konstatuan një makinë të djegur, e cila dyshohet  të jetë përdorur nga autorët.

Në lidhje me atentatin, Policia ka shoqëruar 7 persona që mendohet të kenë informacion mbi ngjarjen e cila tronditi fshati Poro të Vlorës.

(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: